Aktivitetet

Gjatë kohëzgjatjes së projektit do të kryhen aktivitetet e mëposhtme:

  1. Krijimi i një grupi pune të përbashkët të projektit të përbërë nga anëtarë nga Shqipëria dhe Maqedonia;
  2. Zhvillimi i një plani të përbashkët aktivitetesh;
  3. Mobilizimi i të rinjve dhe mësuesve;
  4. Organizimi i kampeve rinore në Shqipëri dhe Maqedoni për të krijuar grupe të të rinjve që do të marrin drejtimin në shpërndarjen e informacionit dhe në të njëjtën kohë të ruajnë dhe të sigurojnë vazhdimësinë e projektit. Gjatë këtyre kampeve të rinjtë do të trajnohen në temat e mëposhtme:
    • si të marrin dhe të përdorin informacionin;
    • si të përdorin internetin dhe rrjetet sociale në mënyrë të sigurtë dhe efektive;
    • cilat janë kërcënimet në internet dhe si t’i njohin dhe t’i shmangin ato
    • të menduarit kritik;
    • ndërtimi i dialogut përtej kufijve dhe kulturave;
    • demonstrimi i mirëkuptimit dhe promovimi i tolerancës;
    • si ta njohin radikalizmin/ekstremizmin në internet dhe ta raportojmë / shpërndajnë paralajmërime për këtë;
    • si të kontribuojmë në parandalimin e radikalizmit/ekstremizmit të dhunshëm dhe si t’u kundërvihemi;
    • si të bëhet vetë-monitorimi dhe të qenit të vetëdijshëm për kërcënimet që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm.

Në këtë kuadër ekipi i zbatimit të projektit do të marrë në konsideratë publikime të UNESCO-s:

  • “Fuqizimi i të rinjve për ndërtimin e paqes, një kornizë e re e integruar e veprimit”;
  • “Implikimet etike të teknologjive të reja: Një studim”;
  • Shpërndarja e njohurive, aftësive dhe qëndrimeve të fituara në mjediset rrethuese;
  1. Informimi i komuniteteve lokale;
  2. Kodi i Etikës për Shoqërinë e Informacionit”.
  3. Zhvillimi i një faqe WEB-i të projektit që pasqyron kontributet nga të rinjtë, rezultatet e projektit, praktikat më të mira, dhe zërat e të rinjve.