Objektivi i përgjithshëm
Të kontribuojë në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm nëpërmjet internetit përmes pajisjes së të rinjve nga Shqipëria dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (Maqedonia) me kompetenca dhe aftësi, me qëllim të ndërtimit të mëtejshëm të urave të paqes dhe mirëkuptimit përmes aktiviteteve bashkëpunuese të bazuara në TIK.
Objektivat specifikë
- Të kontribuojë në procesin e rritjes së ndërgjegjësimit në lidhje me ekstremizmit dhe radikalizmit përmes internetit;
- Të iniciojë të menduarit dhe aktivitete në lidhje me parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm në / përmes internetit;
- Të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve të të rinjve për të qenë vigjilentë ndaj çdo forme abuzimi ose manipulimi në/përmes internetit;
- Të nxisë të rinjtë nga Shqipëria dhe Maqedonia për të ndarë idetë, njohuritë dhe përvojat e tyre rreth parandalimit të ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm në / përmes Internetit;
- Të zhvillojë TIK-un dhe web-in (faqen e projektit) me qëllim të shkëmbimit të praktikave më të mira dhe paraqitjes së zërave të të rinjve;
- Të kontribuojë me informacione përkatëse dhe korrekte duke përdorur strukturat e informacionit;
- Të kontribuojë në nxitjen e dialogut nëpërmjet shkëmbimit të praktikave, ideve, materialeve, informacioneve;
- Të nxisë promovimin e mëtejshëm të vlerave të fituara në këtë projekt dhe t’i shpërndajë ato në një komunitet më të gjerë në Shqipëri dhe Maqedoni.